×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shirat dhe prurjet e lumit Shkumbin rrezikojnë përmbytjen e disa fshatrave

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 21:34

    Banorët e disa fshatrave në Bashkinë e Rrogozhinës rrezikojnë të përmbyten.


    Shiu i ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm prurjet e lumit Shkumbin duke kërcënuar edhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore një pjesë e të cilave janë nën ujë.

    Në hyrje të stinës së dimrit dhe dëmtimet e argjinaturës ekzistuese të lumit Shkumbin kanë sjellë frikë tek banorët se ata do të përmbyten sërish, ashtu si edhe në vitet e kaluara.

    Sipas tyre gërmimet e shumta për të marrë rërë dhe zhavorr nga shtrati i lumit e kanë devijuar rrjedhjen e tij duke marrë me vetë dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe kërcënojnë një tjetër pjesë të konsiderueshme. Rrjedha e lumit vazhdon çdo ditë të marrë me vehte disa metra duke zgjeruar edhe shtatin e tij, transmeton oranews.

    Nga ana tjetër mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatrat Gosë e Vogël, Vilë Bashtovë, Ballaj dhe Greth janë një tjetër shqetësim për banorët.
    Sipas tyre mungesa e pastrimit të këtyre kanaleve në brendësi të tokave pengon largimit e ujit duke i lënë nën ujë të mbjellat e tyre për ditë të tëra.

    Kjo ka bërë që puna dhe lodhja e tyre të shkojë kot, pasi prodhimet bujqësore janë kalbur ende pa i vjelur, duke shkaktuar tek ata dëme të mëdha ekonomike. Për të gjitha këto fshatra bujqësia është i vetmi mjet jetese, ndërsa vështirësitë e shumta po i detyrojnë ata të lënë një pjesë të madhe të tyre djerrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!