×
  • Sport
  • Sport

    Sekretari i FFK-së tregon se si e kishte refuzuar kërkesën e Arkanit për të luajtur për Prishtinën

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 11:31

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka zbuluar se e kishte refuzuar kërkesën e kriminelit famëkeq serb, Zeljko Raznatovic, i njohur më mirë si Arkani, për të luajtur për Prishtinën në kohën kur vendi ishte i okupuar nga Serbia.


    Në një intervistë për gazetën zvicerane ‘Neue Zürcher Zeitung’, Salihu tha se nuk kishte dashur të luajë për Prishtinën kur president i klubit ishte emëruar Zeljko Raznatovic, transmeton Express.

    Duke folur për kërkesën e Arkanit, Salihu tha: “Ai më kishte kërkuar që të luaj për Prishtinën. Por unë i thashë vetes se nuk do të luaj kurrë për të. E dija se çfarë krimineli ishte ai.

    Më 1997, Salihu kishte vendosur ta vazhdonte karrierën e futbollistit në Gjermani, në ligën rajonale, duke iu bashkuar FC Wilhelmshven e pastaj Concordias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!