Disa ditë më parë në në Beograd, është vrarë, Lubomir Kica Markoviq (37), njëri prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”.
Ai është ekzekutuar në rrugën “Milenka Grçiq” në Beograd.
Dyshohet se Markoviq është vrarë me gjashtë plumba, ndërkohë në media janë publikuar edhe video-xhirimet e kamerave të sigurisë në ndërtesa përreth, ku shihet se si vrasësi ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Reporteri.net.
Siç raportojnë mediat serbe, së paku nga katër kamera është i mbuluar vendi ku është vrarë Markoviq.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme operatorët serbë të MUP-it kanë indikacione se kush e vrau Ljubomir Markoviqin.
Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve dhe analizën e pamjeve të kamerave të sigurimit, është bërë një foto-robot i sulmuesit dhe janë mbledhur disa prova të tjera.
Arrestimi i tij kërkon akoma disa ekspertizë dhe gjurmë shtesë materiale.
Identifikimi i atyre që ofruan mbështetje logjistike ndaj kryesit të drejtpërdrejtë është në vazhdim e sipër. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.