Burrështetasit arabë pritet të mblidhen sot në një samit, për të kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara, për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit.
Forcat izraelite e kishin pushtuar këtë rajon nga Siria gjatë Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.
Më 1981, Izraeli vendosi ligjet e veta në rajon, duke e aneksuar atë – një vendim ky që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Disa aleatë të SHBA-së në rajon, përfshirë Arabinë Saudite, kanë kritikuar vendimin e Uashingtonit mbi Rrafshnaltën e Golanit, duke paralajmëruar se kjo do të ketë ndikim në stabilitetin rajonal, përcjell rel.
Në samitin njëditor të Ligës Arabe, që mbahet sot në Tunizi, pritet të bëhet thirrje që vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump të bëhet “i pavlefshëm”, thuhet në draftin e deklaratës përfundimtare të këtij samiti.
“Golani është një tokë siriane e okupuar, sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha gjatë kësaj jave, kreu i Ligës Arabe, Ahmed Abdul Gheit.
“Çdo vendim nga cilido shtet që bie në kundërshtim me këtë fakt, nuk ka vlefshmëri ligjore”, tha ai.
Vendimi i Trumpit lidhur me Rrafshnaltën Golan, vjen pasi vitin e kaluar, SHBA-ja zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që shkaktoi zemërim në rajon.
Siria është suspenduar nga Liga Arabe që prej vitit 2011, pas shtypjes së protestave, që nxitën fillimin e luftës civile.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.