×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet e Ambasadës Amerikane për policët që konfiskuan 99 pistoleta

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 13:36

    Ambasada Amerikane në Kosovës njofton se policët që kanë reaguar dhe hetuar rastin e kontrabandimit me armë, që rezultoi me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e 99 pistoletave, municionit dhe gjërave tjera, kanë pranuar trajnim të sponzorizuar nga SHBA-ja.

    “Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para”.

    “Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponzorizuar nga SHBA-ja. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, kanë shkruar përfaqësues të ambasadës në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!