Një ditë pas shembjes së banesave në “Unazën e Re” pamja atje vjen me foto.
Dje u shemben 33 banesa. Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.
Zona e Astirit u gjend dje në rrethimin e policisë që prej orës 6 e 30 të mëngjesit.
Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen.
Përplasja nisi me hedhjen e shisheve me benzinë.
Brenda 12 orëve IKMT shembi të 33 banesat e përcaktuara në planin paraprak