×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje jetike për Kosovën, Bunjaku tregon se si mposhtet Çekia

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 16:40

    Nesër me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.


    ‘Dardanët’ edhe pse me mungesa të mëdha, do të mundohen që në Plezen t’i marrin pikët e plota, shkruan Reporteri.net.

    Kjo ndeshje po cilësohet nga shumë studiues si ‘finale’ e madhe, pasi do të vendos për fatin e Kosovës në Evropian.

    Nga e gjithë kjo, ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, e cilëson këtë përballje si të vështirë por jo të pashpresë.

    Pra, Bunjaku në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, para duelit të shumëpritur, foli për mënyrën e organizimit të lojës në mungesën e Muriqit, pikat e forta dhe të dobëta që i ka Kombëtarja jonë.

    “Normalisht është lojë shumë e vështirë, pasi ne kemi mungesa të mëdha, mirëpo ajo se çfarë është më rëndësi, Kosova duhet të ketë kujdes dhe durim, pasi çdo minutë e lojës që kalon, presioni tek skuadra e Çekisë do të rritet, fuqia e Kombëtares sonë do të jetë tek kundërsulmet, pasi ka lojtarë të shpejtë dhe taktikisht janë të mirë”, tha fillimisht Bunajku.

    Ai shkon tutje, ku thotë se pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër në Çeki, Kosova meriton përkrahje e tifozëve ‘Dardan’.

    “Unë besoj në kualifikimin e Kosovës edhe pse me të vërtetë është shumë e vështirë, por ne duhet ta përkrahim ekipin, stafin, sepse deri me tani kanë arritur ta bëjnë një punë të mirë, dhe çfarëdo qoftë rezultati në Çeki, Kosova për mua është fituese”, thotë ai për Reporteri.net.

    Kujtojmë, se Vedat Muqiri nuk do të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kjo pasi, sulmuesi prizrenas kishte pësuar një lëndim në këmbë me skuadrën e Fenerbahçes, e që e detyroi atë të mbetet jashtë fushës së blertë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!