Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arbën Zharku, ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ku ka treguar për herën e fundit kur ishte takuar me regjisoren Arzana Kraja.
Zharku ka thënë se me Krajën kishin biseduar për sëmundjen që ajo kishte, por që nuk kishte besuar se mund të vdiste si pasojë e saj.
“Kemi dikutuar pak edhe për një sëmundje që ka pasur, për terapinë që po e zvogëlonte, por për mendimin tim nuk ka qenë sëmundje që sjell vdekjen. Bëhet fjalë për epilepsinë. Të gjithë që e njohin e njohin për mirësinë për edukatën që ka pasur”, ka thënë Zharku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.