Nesër Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen jetike ndaj Çekisë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, duel ky që do të startojë me fillim nga ora 20:45.
‘Dardanët’ edhe pse me mungesa të mëdha në repartin e sulmit, do të mundohen që t’i bëjnë ballë çekëve në “Dossan Arena”, shkruan Reporteri.net.
Padyshim se Vedat Muriqi do të jetë një mungesë e theksuar në formacionin e Kosovës, kështu Challandes me patjetër se tashmë ka mëndur për planin B’ që do ta praktikoj në ndeshjen e nesërme.
Nga e gjithë kjo, në konferencë për media të skuadrës çeke, tekniku Jaroslav Silhavy në një moment tha se Kosova ka mbështetje të madhe nga tifozët në Prishtinë dhe se atje biletat shiten brenda minutave, e tek ta është krejtësisht e kundërta:
“Ne nuk kemi të njëjtët mbështetës si Kosova në Prishtinë, ne kemi ende bileta të pashitura për Kombëtaren tonë”, tha trajneri Silhavy.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.