×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimet në zbatimin e MSA-së kanë dëmtuar Kosovën politikisht e financiarisht

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 7:59

    Kosova ka vendnumëruar në procesin integrues dhe ka humbur dhjetëra miliona euro të zotuara nga Bashkimi Evropian, shkaku i ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).


    Dështimet janë evidentuar veçmas në këtë mandat dhe përgjegjësia për to dhe për dëmet i është faturuar Qeverisë.

    MSA-ja është firmosur dhe ratifikuar në vitin 2015, për llogari të së cilës autoritetet vendore janë obliguar të ndërmarrin një numër të madh veprimesh, të listuara në Programin për Zbatimin e MSA-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Prioritetet e dala nga kjo marrëveshje, që përbën më të rëndësishmen të lidhur me Bashkimin Evropian (BE), ishin identifikuar në një dokument të dakorduar me Brukselin zyrtar – Agjendën për Reforma Evropiane (ERA). Ngathtësi janë evidentuar në zbatimin e veprimeve të përshkruara në të dyja.

    Qeveria që tash ndodhet në ikje kishte aprovuar Programin kombëtar për zbatimin e MSA-së referuar periudhës 2019-2023. Ai përbënte dokument ligjërisht të detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore, të cilat ishin të obliguara të zbatonin masat afatshkurtra nën përgjegjësinë e tyre, siç ishin planifikuar. Zbatimi mbikëqyrej nga Ministria e Integrimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!