×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden mbetje mortore në fshatin Llaushë të Skenderajt

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 9:34

    Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë në Mitrovicë kanë bërë hapjen e një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut.


    Vrasja e këtij njeriu raportohet se ka ndodhur në periudhën e luftës në Kosovë, prill-maj, 1999 në fshatin Llaushë të Skenderajt.

    Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda e kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë në Mitrovicë, ku në malet e këtij fshati është bërë hapja e varrit ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut.

    Ato janë dërguar pastaj në institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    “Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!