Faton Abdullahu, ish-këshilltar i Isa Mustafës, thotë se dy partitë që po synojnë të formojnë qeverinë e re, VV dhe LDK kanë mospajtime 100% për “Mini Schengen”-in.
Avdullahu thotë se Kurti sot thotë se nuk duhet që Kosova të ngutet për këtë project, por sipas tij ngutin e hyxhymin kjo parti e kishte metodikë e strategji, ndërsa shton se LDK nuk ka thënë se është projekt i nxituar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
VV dhe A. Kurti nuk kanë përgjigje për ‘Mini Schegenin’. Në të vërtetë përgjigja anashkaluese është se nuk duhet nxituar për këtë, por të pritet formimi i qeverisë së re. Jo more. Ky projekt është aktiv tash e disa vite e përgjigja më e mirë e VV-së është – projekt i nxituar. Pse nuk keni përgjigje? Për këto sene tash papritmas s’bon mu ngut, po thotë njeriu Kurti që ngutin me hyxhym e kishte metodikë e strategji.
Për dallim ditë më parë, LDK e njohur se nuk nxiton edhe kur duhet u përgjigj për ‘Mini Schengenin’. Nuk tha se është projekt i nxituar as se duhet pritur për përgjigje kur të themelohet qeveria.
Tha diçka krejt në kundërshtim me VV-n. Ky është mospajtim 100% VV – LDK. Natyrisht, sikur të mos gjuanin vezë e gaz lotsjellës aq sa kanë gju dhe si e ku kanë gju, por përbrenda kësaj kohe deri sa ishit në opozitë, të krijonin projekte e strategji serioze, sot VV do të kishte përgjigje për çështje që u imponon realiteti ballkanik e jo për çështje që dikur i përzgjidhnin vetë ku me pak vezë mund t’i bënin të kundërmojnë shumë gjëra.