×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë deputetët “pauzues” që u rikthyen në Kuvend pas disa vitesh

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 11:03

    Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do ketë shumë emra të rinj që kurrë më pare nuk kanë qenë deputet.


    Sigurisht se ata do ta freskojnë sadopak institucionin ligjvënës dhe do jenë në qendër të vëmendjes për të parë sa do jenë aktiv dhe në shërbim të qytetarëve.

    Por në legjislaturën e VII-të do të rikthehen edhe disa figura që vite më pare ishin të njohura për opinionin, por që nuk ishin pjesë e Kuvendit në vitet e fundit, shkruan Reporteri.net.

    Fatmir Rexhepi kandidat i LDK-së nga Gjilani është “risia” më e madhe pasi ka arritur të rikthehet si deputet. Ai është i njohur për opinionin por që ka “pauzuar” disa vite.

    Rexhepi më shumë se për punën si ish-deputet, mbahet mend për kohën sa ishte minister i Brendshëm në vitin 2007. Ai atë kohë kishte ofruar dorëheqje nga ky post duke e ndjerë përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe familjeve të atyre që humbën jetën, gjatë protestave të 10 shkurtit, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe policisë, shkruan Reporteri.net. Rexhepi në zgjedhjet e 6 tetorit mori 8473 vota.

    Bajrush Xhemaili, kandidat i PDK-së pas disa vitesh rikthehet në postin e deputetit. Ai ishte deputet disa herë, para dhe paslufte. Xhemajli në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11664 vota.

    Hajredin Kuçi, poashtu kandidat nga PDK i rikthehet Kuvendit, konkretisht në pozitën e deputetit.

    Ai ishte deputet paslufte sa PDK ishte në opozitë, por pasi erdhi në pushtet kjo parti, ka mbajtur poste të larta në Qeverinë “Thaçi 1” dhe “Thaçi 2”.

    Në zgjedhjet e kaluara kishte garuar për deputet, por kishte dështuar të siguroi votat e qytetarëve. Por në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë besimin e tyre dhe ka siguruar 10680 vota.

    Labinotë Demi Murtezi, në zgjedhjet e 6 tetorit garoi si kandidate e VV-së dhe ia arriti qëllimit të kthehet në Kuvend, shkruan Reporteri.net. Murtezi nuk ishte pjesë e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, por ajo tashmë ka fituar mandatin e dytë të saj, të parin e kishte fituar në vitin 2014-të. Demi-Murtezi ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë saktësisht 13.595 vota.

    Shpejtim Bulliqi është rikthyer në postin e deputetit. Por tani ai do të jetë deputet i Vetëvendosjes e jo LDK-së, deputet i të cilës parti ishte të vitin 2014-të.

    Por Bulliqi u largua nga LDK pasi nuk ishte pjesë e listës zgjedhore në zgjedhjet e kaluara, pasi që i doli kundër atë kohë kreut të partisë Isa Mustafa për Demarkacionin me Malin e Zi. Ai nuk u bë deputet, por më pas u emërua kryetar i Komisionit shtetëror për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

    Ai pas pakënaqësive aderoi në VV, dhe në zgjedhjet e 6 tetorit si kandidat i saj fitoi besimin e qytetarëve për mandate të ri. Bulliqi në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 10252 vota.

    Hatim Baxhaku, kandidat i LDK-së është rikthyer si deputet. Ai në zgjedhjet e kaluara nuk kishte arritur të bëhet, por në zgjedhjet e 6 tetorit ia arriti qëllimit për pak. Baxhaku ka marrë saktësisht 7905 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!