×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i NISMA-s: Fletëvotimet e kontrabanduara u tentua që për interesa partiake të shndërrohen në vota

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 13:47

    Skënder Reçica nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se mbrojtja e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës është obligim ligjor që nuk përjashton asnjë subjekt politik dhe asnjë individ.


    “Dështimi eventual për të siguruar ligjshmëri të procesit zgjedhor, na shndërron në një shtet që s’respekton ligjet e veta, si dhe interesin qytetar nuk e vë në rend të parë. Kutitë e mbushura me fletëvotime të manipuluara në shumë forma e të kontrabanduara jashtëligjshëm nga Serbia në Kosovë u tentua që për interesa të ulëta partiake të shndërrohen në vota”, ka shkruar Reçica në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Mbrojtja e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës është obligim ligjor që nuk përjashton asnjë subjekt politik dhe asnjë individ.
    Dështimi eventual për të siguruar ligjshmëri të procesit zgjedhor, na shndërron në një shtet që s’respekton ligjet e veta, si dhe interesin qytetar nuk e vë në rend të parë.

    Kutitë e mbushura me fletëvotime të manipuluara në shumë forma e të kontrabanduara jashtëligjshëm nga Serbia në Kosovë u tentua që për interesa të ulëta partiake të shndërrohen në vota.

    Në vazhdimësi po shohim dëshmi që edhe qytetarë të vdekur figurojnë në listat e votuesve dhe kanë “votuar” në këto kuti, prandaj këto kuti mund të jenë çdo gjë tjetër por jo votë qytetare.
    Si të tilla, ato duhet të anulohen.

    Vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe tentimi i disave për ti legjitimuar ato vetëm se u shërben matematikave hipokrite për të dëmtuar vullnetin e mbi 42.000 votuesve kosovarë, është e papranueshme.

    Ne, në asnjë mënyrë nuk duhet ti lejojmë askujt, as Vuçiçit dhe Beogradit të shtrijë dorën e manipulimit mbi shtetin tonë, mbi vullnetin e qytetarëve tanë.

    Ne përfundimisht, të zhveshur nga interesat e ngushta, i tregojmë qartë Beogradit dhe kujtdo që përpiqet të mohojë vullnetin e qytetarëve duke mos respektuar ligjet në fuqi, se Kosova dhe qytetarët e saj nuk lejojnë një gjë të tillë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!