Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të paraqitet në ndeshjen e sontme kundër Çekisë për shkak të një lëndimi.
Ai u ka dëshiruar sukses shokëve të Kombëtares së Kosovës kundër çekëve.
“Ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme”, ka shkruar Muriqi në Facebook.
“Përkrahje e plotë, përherë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit të Fenerbahçes, ku shënoi dy gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.