Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, konsideron se drejtori i institucionit më të lartë të sigurisë në vend, AKI-së, duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm së bashku me presidentin.
“Ligji parasheh afatet. Por mendoj se do duhej të gjendet një zgjidhje kalimtare e cila siguron që Kryeministri i ardhshëm së bashku me Presidentin të zgjedhin drejtorin e ri”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Sinjali.
Kujtojmë se Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së disa ditë më pare. Ai nuk tregoi arsyet pse u la bosh pozitën e “kryespiunit”.
Por kryeministri Ramush Haradinaj ditë më pare në një konferencë për media deklaroi se Maxhuni është larguar për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se më së gjati në krye të AKI-së ka qëndruar Bashkim Smakaj i cili ka përfunduar një mandat të plotë dhe mbi një vit të mandatin të dytë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.