×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj për Beyer: Uroj të jetë rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 15:57

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zgjedhjes së gjermanit Peter Beyer si raportues për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.


    Haradinaj uroi që zgjedhja e deputetit të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.

    “Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota. Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, shkroi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!