Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Çekisë dhe Kosovë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2020.
Kështu, një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e turpshme ka ndodhur pak çaste më parë në Plzen, tifozët çek kanë kënduar këngë nacionaliste me brohoritje, “Kosova është Serbi”, shkruan Reporteri.net.
Sipas televizionit Klan Kosova, tifozët çek kanë provokuar tifozët e Kosovës, por incidente nuk ka pasur, pasi për sigurinë e tyre po përkujdeset një numër i madh i forcave të sigurisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.