×
  • Sport
  • Sport

    Sulmohen tifozët ‘Dardan’ në Plzen, tregojnë se si ndodhi ngjarja

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 18:58

    Pak minuta më parë është raportuar se tifozët çek kanë goditur me shishe dhe gjësende të forta, tifozët ‘Dardan’.


    ‘Tifozët tanë ndodheshin në lokale afër stadiumit dhe si për çudi persona të maskuar, kanë vrapuar në drejtim të tyre, ku edhe kanë filluar t’i sulmojnë, shkruan Reporteri.net.

    Një tifoz i Kosovës ka folur për Klan Kosova, ku edhe e tregoi qartë se si ndodhi sulmi.

    “Ishim në pauze me hëngër bukë, ata na sulmuan me shkelma, grushte pa iu bë kurrgjë”, tha fillimisht një tifoz i Kosovës.

    Ndërsa një tifozë tjetër, tha se u sulmua me shishe, dhe se u ndjekën nga disa persona me maska.

    “Jemi kanë tu hëngër bukë na kanë sulmuar dhe na kanë ndjek me maska”, tha shkurt tifozi ynë.

    /Repoerteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!