Ditëve në vijim, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë nga Evropa Lindore, që do të kushtëzojnë mot të thatë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, bën të ditur Prishtina Weather.
Sipas shërbimit të meteorologjisë, rrymat e ngrohta ajrore që po depërtojnë nga Mesdheu vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
“Gjatë kësaj periudhe vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, e ditën e premte kohë pas kohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme”, njofton PW.
Parashikimi për datat 15-16 nëntor:
15.11.2019 – Butë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë dhe mesatare jugu-juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 2.
16.11.2019 – Butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 1-7m/s. Indeksi UV: 2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.