Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Andorës.
Edy Reja ka bërë shumë ndryshime në 11shen startuese.Kështu në mbrojtje do të bëjë pushim Dermaku, që do të zëvendësohet nga Veseli, ndërsa konfirmohet titullar për të dytën ndeshje radhazi anësori i Partizanit Lorenc Trashi.
Ramadani do të marrë vendin e Gjasulës së pezulluar dhe Ndoji do të luajë në vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Bekim Balaj do të jetë partneri i Manajt në vijën e parë të sulmit.
Më poshtë i gjeni formacionet e të dyja skuadrave:
Shqipëria: Berisha, Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Manaj, Ndoj, Ismajli, Balaj, Ramadani, Roshi, Trashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.