Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur sot në darkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.
Kurti dhe Osmani janë dy kandidatët më të votuar në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë.
Dy partitë e tyre janë në bisedime që një kohë për krijimin e një koalicioni paszgjedhor, pasi që nuk arritën të lidhin një koalicion para zgjedhjeve.
Grupet punuese të këtyre dy partive janë takuar disa herë me radhë dhe kanë përafruar programin qeverisës.
“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbott.
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/156479852418196
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.