×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon ankthi një javor, familjarët rrëfejnë si u gjet Remzije Mustafa: Ishte nisur drejt banesës

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 21:27

    Një anëtar i familjes i kanë thënë Gazetës Express se Remzije Mustafa, e zhdukur për më shumë se një javë, është gjetur para pak çastesh.


    Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.

    “Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.

    Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.

    “Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai për Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!