×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 22:28

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se për dy ditë Rruga që të dërgon nga Brezovica në Qendrën e Skijimit do të jetë e mbyllur.


    Ajo rrugë do të jetë e mbyllur nga data 15 nëntor deri me datën 17 nëntor për shkak se do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës R210(Brezovicë-Qendra e Skijimit).Rruga do të jetë e pakalueshme për të gjitha automjetet.

    Ky është njoftimi i plotë i MIT’së:

    Njoftim: Mbyllje e përkohshme e rrugës Brezovicë-Qendra e SkijimitMinistria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 (Brezovicë-Qendra e Skijimit), që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.
    MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!