×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët u larguan me lot në sy nga fusha, kjo ishte fjala e parë që e tha Challandes në zhveshtore

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 23:40

    Çekia ka arritur që ta mposht Kosovën me rezultat minimal në 2:1, ‘Dardanët’ nuk arritën që ta mbajnë epërsinë e krijuar qysh në minutën e 50’të me golin e shënuar nga Atdhe Nuhiu.


    Pas kësaj ndeshje, e që për shumë kosovarë ishte zhgënjyese, foli edhe tekniku Challandes, i cili tha se djelmoshat duhet të krenohen me punën që kanë bërë deri në këtë pikë.

    “Ndoshta ju befasoj, por fjala e parë që unë kam thënë ishte urime, jo për ndeshjen e sotme, por për kampanjën që kemi pas”, tha fillimisht Challandes.

    “E qartë se jemi të zhgënjyer, jo me rezultatin e ndeshjes, por me mënyrën se si kemi luajtur”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!