×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë ditë pas plagosjes në “Duplex”, Prokuroria urdhëron arrestimin e “Llepotës”

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 8:09

    Gjashtë ditë nga incidenti në “Duplex”, Gjykata e Prishtinës më në fund ka lëshuar urdhër arrest ndaj Astrit Mehmetit, i njohur me nofkën “Llepota”.


    Mehmeti po kërkohet nga autoritetet e Kosovës në lidhje me incidentin e së shtunës që ka ndodhur në hyrje të diskotekës “Duplex” në Prishtinë.

    Në këtë incident janë përdorur armë dhe ka pasur rrahje, si pasojë e të cilave 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

    “Llepota” dyshohet për plagosje me armë zjarri të punëtorëve të sigurimit të diskotekës.

    Gjykatësja e procedurës paraprake ka lëshuar sot urdhër arrestin në bazë të kërkesës së Prokurorisë e cila në dosjen e siguruar nga KALLXO.com thuhet se i ka dërguar ftesë “Llepotës” për tu paraqitur vullnetarisht në prokurori.

    Sipas urdhër arrestit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Policia e Kosovës obligohet ta kërkojë, ta arrestojë dhe ta sjellë para prokurorit të dyshuarin, i cili është në arrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!