×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku u gjet mbrëmë e zhdukura Remzije Mustafa

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 8:15

    Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 6 nëntori.


    Nga policia e Kosovës kanë konfirmuar se Remzije Mustafa u gjet në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

    Kujtojmë se për gjetjen e saj ishin mobilizuar qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

    Ankthi i familjes Mustafa kishte vazhduar për një javë. Ata kishin bërë çmos për ta gjetur duke bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duke shpërndarë fotografi të saj nëpër vende të frekuentuara në rrugët e kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!