×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i PEK-ut paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 8:32

    Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka beson se do të këtë përsëri zgjedhje në Kosovë.


    Zeka, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për deputet, është shprehur skeptik se mund të formohet qeveria e re.

    “Të gjitha kurthat e vendosura nga nëntoka e mbitoka kosovare ndaj atyre që i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja”, u shpreh Zeka.

    Duke iu referuar burimeve që pretendon se i ka në LDK, ish-gazetari Zeka pohon se në partinë e Isa Mustafës, nuk ka pajtueshmeri për formimin e qeverisë së re me VV-në e Albin Kurtit, duke krijuar mundësi për zgjedhje të reja.

    “Burime tepër të sigurta brenda Kryesisë të LDK se bëjnë të ditur se blloku kundër VV se tani është shume me i fuqishëm se sa ai për. Shtoja kësaj heshtjen e Presidentit Thaçi’, tha ai Zeka.

    https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/996610850700958

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!