Juventus thuhet se janë të interesuar për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, duke i ofruar Merih Demiral ose Daniele Rugani në këmbim.
Mediat italiane raportojnë se Donnaruma po kërkon ngritje page, në kohë kur tashmë Milani është në krizë të thellë, ndoshta ky është në paralajmërim për largimin e tij, përcjellë Reporteri.net.
Kjo mund t’ia hap derën skuadrës së Juventusit, ku thuhet se ofertën e re e kanë të gatshme.
‘Gazzetta dello Sport’ shton se ata janë të gatshëm të ofrojnë Demiral ose Rugani si pjesë të një marrëveshje shkëmbimi.
Kujtojmë se Wojciech Szczesny aktualisht është zgjedhja e parë në Allianz Stadium dhe është i lidhur me klubin deri në qershor 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.