×
  • Lajme
  • Lajme

    Rinumërimi pritet të vazhdojë edhe 10 ditë, certifikimi i rezultateve gati dy muaj pas zgjedhjeve

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 11:47

    Edhe pse zgjedhjet e 6 tetorit nuk evidentuan shumë parregullsi dhe u cilësuan ndër më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Kosovë, ankesat e shumta sidomos për votat me postë nga diaspora dhe ato të serbëve, kanë bërë që të zgjatet procesi i certifikimit të tyre.


    Gjatë kësaj jave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin edhe të 1472 vendvotimeve, dhe kjo bën që procesi i certifikimit të zgjedhjeve të zgjatet edhe më shumë, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ende po vazhdon procesi i rinumërimit të vendvotimeve, KQZ-ja ende nuk ka ndonjë datë se kur do të përmbyllet ky proces. Mirëpo nga ky institucion kanë njoftuar se kanë shtuar numrin e  personelit, në mënyrë që mesatarja e numërimit të vendvotimeve të shkojë diku 120 vendvotime brenda 24 orëve.

    Bazuar në këtë i bie që pjesa e mbetur e vendvotimeve mund të rinumërohen brenda 10 ditëve, për tu hapur pastaj rrugën procedurave të tjera deri te certifikimi i zgjedhjeve, që pritet të marrin edhe disa ditë kohë.

    Kujtojmë se PZAP të hënën ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!