×
  • Sport
  • Sport

    Southgate: Na pret ndeshje e madhe, entuziazmi i Kosovës është i lartë

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 19:02

    Para duelit të nesërm në ‘Fadil Vokrri’, ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, në konferencë për media u paraqit edhe trajneri i ‘Tre Luanëve’, Southgate.


    Southgate ka thënë se ndeshja e së dielës në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë një natë e madhe për kosovarët. Po ashtu ai tha se është mëkat që Kosova ndërpret këtu këtë garë, përcjellë Reporteri.net.

    “Është një mëkat për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi”.“Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim liderë në grup me më shumë pikë që mund të marrim”, tha ai.

    Ndryshe, takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!