Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje rreth rastit të para dy ditëve, ku një 23 vjeçar, M.K, dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur. I dyshuari raportohet se fillimisht e mori atë në veturën e tij, dhe më pas ndaluan në një motel në Kamenicë, transmeton Gazeta Metro.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria përmes një komunikate, çdo gjë filloi në fshatin Rogoqicë, të komunës të Kamenicës, ku edhe janë takuar dy personat në fjalë.
Më pas, M.K e ka dërguar të miturën në një motel, me ç’rast e ka detyruar të kryejë mardhënie pa dëshiren e saj.
“Ekziston dyshimi i bazuar, që më 14 nëntor 2019, i dyshuari M.K. (1996), në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, e ka takuar të dëmtuarën e mitur, e cila ka hypë në veturën e tij dhe janë nis në drejtim të Gjilanit, me ç’rast janë ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, ku i dyshuari duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pa mbrojtur, e ka detyruar që të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.