×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ushtari i UÇK-së vjen me rrëfim për të bëmat e tij të luftës dhe ftesës së Specialës

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 19:45

    Me këngë patriotike e mall për atdheun ushtarët e UÇK-së do ta festonin çdo triumf në betejat me forcat serbe.


    Ishte muaji maj i 1998-tës kur Bashkim Ndrecaj iu kishte bashkuar forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ndonëse për këtë nuk i kishte treguar as familjes, Ndrecaj tha për lajmi.net se armatosja e tij dhe veshja me uniformën e UÇK-së, për të ishte emocion që s’do ta përjetonte më kurrë.

    Duke e nisur si ushtar, Ndrecaj do të përfundonte në Njësinë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Nga ky moment, për Ndrecajn do të ndryshonte komplet kahja e jetës së tij.

    Ai do të bëhej pjesë aktive e aksioneve të njëpasnjëshme të UÇK-së kundër forcave paramilitare serbe.

    Ndonëse në luftë, për Ndrecajn dhe bashkëluftëtarët e tij nuk do të mungonin as momentet e gëzimit dhe festës.

    Hashim Thaçi, Azem Syla e Bislim Zyrapi janë vetëm disa nga emrat e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, për sigurinë e të cilëve ishte përkujdesur Ndrecaj.

    Tërheqja e kufomave të Kumanovës është njëri ndër momentet që Ndrecaj e kujton më së shumti.

    I gjithë aksioni, ishte zhvilluar jo më larg se 150 metra nga post blloku i forcave serbe.

    20 vite pas luftës, Bashkim Ndrecaj u ftua nga Prokurorët e Speciales në Hagë, për të dhënë intervistën në cilësinë e të dyshuarit.

    Ai thotë se është shumë e rëndë, që pas gjithë kësaj periudhe të kontributit në çlirimin e vendit, të quhet kriminel lufte nga dikush.

    Nga Specialja u ftua edhe Remzi Shala, bashkëluftëtari Ndrecajt që në kohën e luftës mbante nofkën “molla e kuqe”.

    Për Remziun, Ndrecaj fjalë të mira, si një burrë trim dhe i ndershëm

    Betejat e Bashkimit e mijëra ushtarëve të UÇK-së, ia sollën Kosovës lirinë e kërkuar me shekuj.

    Lirinë për të cilën këngët e vallet nuk ndalen as sot e kësaj dite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!