Tashmë Kombëtarja e Anglisë ka zbarkuar në Prishtinë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Kosovës për kualifikimet për Euro 2020.
Ndërkaq, para këtij takimi, foli edhe tekniku i Anglisë Southgate, i cili tha se po ndihet mirë në Kosovë dhe se atmosfera në Prishtinë është shumë miqësore, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa i pyetur se a i frikësohet stadiumit ‘Fadil Vokrri’, tekniku jep një përgjigje interesante.
“Unë nuk kam qenë i befasuar fare kur Kosova e mposhti Çekinë në shtëpi, sepse ata kanë zhvilluar një super-ndeshje atë ditë,” tha fillimisht Southgate.
“Unë mendoj se këta djema janë mjaft të zëmëruar nga humbja me Çekinë në Plezen dhe do të mundohen që nesër të na shkaktojnë telashe”, përfundoi ai.
/Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.