Tashmë, një numër i madh i tifozëve anglez ndodhën në Prishtinë për ta përcjellë nga afër ndeshjen Kosovë – Angli.
Një numër i madh i këtyre tifozëve po qëndrojnë në kafenet e kryeqytetit, të cilët po këndojnë vazhdimisht dhe kërcejnë me këngë shqipe, shkruan Reporteri.net.
Dihet se tifozët anglez janë të zhurmshëm dhe shumë të dhënë pas futbollit, madje ata të gjithë së bashku po këndojnë këngë kundër Serbisë.
Më poshtë video nga momenti kur tifozët e Anglisë shanin dhe ofendonin serbët:
Kujtojmë se ky veprimi i tyre vjen, pasi ata nuk ishin pritur mirë në Serbi gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2013, për të rinj. Lojtarët dhe tifozët e kombëtares U21 të Anglisë u fyen në baza racor nga huliganët serb. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.