×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari-Lila tregon nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së Re

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 13:55

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka fituar mandatin e deputetes së Kuvendit të Kosovës në listën e Vetëvendosjes, ka thënë se qeverinë e re e presin punë të mëdha.


    E pyetur nëse do të jetë pjesë e Qeverisë se re, Kusari-Lila, ka thënë se është e gatshme ta jep kontributin e saj në secilën sferë.“Nuk e di, sepse postet nuk janë ndarë ende.

    Ajo që është e sigurt, do të jem deputete në Kuvendin e Kosovës, për çka ndihem shumë e nderuar dhe falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët më kanë besuar më 6 tetor. Dihet se do të na presim punë të mëdha në Qeveri dhe Kuvend.

    Në cilëndo sferë jam e gatshme ta jap maksimumin për ndryshime pozitive në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila në një intervistë për “Epokën e re”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!