×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli qëndron në vendlindjen e tij para ndeshjes së Kosovës me Anglinë

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 13:20

    Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020 dhe si kundërshtarë ka Anglinë


    Arbër Zeneli është duke munguar që nga qershori i këtij viti, por ai gjithmonë u qëndron afër shokëve të tij të skuadrës te Kosova, shkruan Reporteri.net

    Ylli i Reimsit është në Kosovë ku sot do ta shikojë nga shkallët e stadiumit ndeshjen me Anglinë.

    Por, ai gjatë ditës është parë në vendlindjen e tij, në Mitrovicë, ku ka kaluar kohë me të afërmit e tij.

    Ndryshe, Zeneli më parë kishte konfirmuar se do të rikthehet në fushat e gjelbra nga janari i vitit 2020. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!