×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë, pa vullnet për ta bërë reformën zgjedhore

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 8:59

    Subjekteve politike po u mungon vullneti për ta finalizuar reformën zgjedhore, e cila është nisur tetë vjet më parë. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët theksojnë se me legjislacionin në fuqi partitë kanë më shumë gjasa të manipulojnë me procesin zgjedhor.


    Po bëhen 20 vite prejse Kosova organizon zgjedhje nacionale e komunale.

    Që prej atëherë proceset zgjedhore çdoherë janë përcjellë me telashe nga më të ndryshmet.

    Për t’i evituar ato shteti i Kosovës në vitin 2011 e kishte iniciuar krijimin e një reforme zgjedhore, e cila tash e tetë vjet ka mbetur pa u përmbyllur.

    Mungesa e reformës zgjedhore vazhdon të shkaktojë mangësi nëpër listat votuese, mungesë të zonave zgjedhore, afate kohore të tejzgjatura, rezultate të manipuluara e të tjera, shkruan më tutje “Zëri”.

    Mirëpo njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se përmbyllja e kësaj reforme do të bëhet atëherë kur subjektet politike do të kenë vullnet politik, i cili u ka munguar deri tash.

    Duke e nënvizuar rëndësinë për një reformë të tillë, analistët theksojnë se Qeveria, por edhe legjislatura e ardhshme duhet ta ketë prioritet finalizimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!