×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama interesohet për gjendjen e Vuçiqit, e thërret në telefon

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 9:28

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për dy ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi pas problemeve me zemër. Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për media gjatë mbrëmjes së djeshme se Vuçiq ka dalë nga spitali dhe se gjendja e tij është përmirësuar. Ajo ka deklaruar se një numër i madh i liderëve botëror janë interesuar për gjendjen e Vuçiqit.


    Ndër të tjerash, nga zyra e presidentit serb thonë se Vuçiq ka pranuar edhe një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Anegla Merkel, Kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, ka deklaruar këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviq

    Ajo, po ashtu, ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Makron, dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, janë shqetësuar për gjendjen e Vuçiqit.

    Kujtojmë se të shtunën u raportua se Vuçiq u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemër. Nuk është sqaruar ende saktë se çfarë ka ndodhur me presidentin e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!