×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i Jashtëm pret në takim ambasadorin çek: Biseduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Çeki

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 12:21

    Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin çek.


    Berisha tutje ka bërë të ditur se takim kanë biseduar në lidhje me nevojën e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Çeki, shkruan Reporteri.net

    “Ndërsa sa i përket zhvillimeve të brendshme, e kam njoftuar ambasadorin se procesi zgjedhor është zhvilluar në frymë të qetë e demokratike”, shtoi Berisha.

    Sipas Berishës rrespektimi i vullnetit të qytetarëve është normë bazike e çdo vendi demokratik.

    Statusi i plotë:

    Sot, kam pritur ambasadorin e Çekisë në Republikën e Kosovës, z. Pavel Bilek.
    Në një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë, e kam kam falënderuar për kontributin që është duke e dhënë ai dhe shteti i Çekisë për Kosovën.E kemi parë të arsyeshme nevojën e thellimit të marëdhënieve të dy vendeve tona.
    Sa i përket zhvillimeve të brendshme, e kam njoftuar ambasadorin se procesi zgjedhor është zhvilluar në frymë të qetë e demokratike.Zgjatja e procedurave, është tregues që rekomandimet e vëzhguesve të BE-së që nga zgjedhjet e vitit 2017 do të duhej të ishin implentuar në një proces të reformës zgjedhore.
    Respektimii vullnetit të qytetarëve është normë bazike e çdo vendi demokratik që duhet të implementohet në tërësi pavarësisht procedurave administrative e teknike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!