×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Njihen në Facebook dhe hiqeshin si të fejuar – si mashtronte ‘gjyqtarja’ Amarilda Leka?

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 15:36

    Gjykata e shkallës së parë ka kërkuar masën “arrest me burg” për Amarilda Lekën, e cila akuzohet për mashtrim ku i ka marrë një personi shumë e 60 mijë eurove duke u hequr si gjyqtare dhe i kishte premtuar se do i nxirrte nga burgu kunatin.


    Shtetasi Bajazit Zeneli ka kallëzuar se para rreth tre vitesh ai është mashtruar duke i marrë një shumë rreth 60 mijë euro nga shtetasit Amarilda Leka dhe Julis Guri që jetojnë në Tiranë.

    Julis dhe Amarilda i janë prezantuar si të fejuar, teksa Guri ka deklaruar në polici se, “ai është njohur me shtetasen Amarilda Leka me anë të rrjeteve sociale dhe konkretisht Facebook. Amarilda i është prezantuar si gjyqtare pranë Gjykatës se Krimeve të Renda”.

    Ajo i ka thënë që “kam mbaruar shkollë në në Amerikë dhe kur u ktheva në Shqipëri kam punuar si sekretare pranë një ish-ministreje, të cilën nuk ja mbaj mend emrin”.

    Një ditë ai ka qene në një kafe së bashku me shtetasen Amarilda Leka dhe shtetasin Armand Mali. Armandi i ka thënë Amarildës në muhabet e sipër se, “kam një mikun e babait që ka një hall, të lutem bisedo ta ndihmosh”, Amarilda i tha që “do shoh çfarë do bëj, por ma sill ta takoj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!