Banorë të një lagjeje në fshatin Labinot Fushë, rreth 10 km nga Elbasani, vazhdojnë ende të përdorin metoda primitive për të kaluar lumin Shkumbin në drejtim të banesave të tyre.
Duke u varur në një kavo, ata kalojnë lumin, një skenë e denjë për filma aksion, apo sporte ekstreme. Sipas tyre, kjo metodë zbatohet prej 40 vitesh dhe duket se askush nuk ka ndërmend ta ndërpresë.
Situata bëhet edhe më e rrezikshme gjatë dimrit, ku përveç faktit që shtohet sasia e ujit të lumit, ka edhe erë të fuqishme.
Për autoritetet lokale kjo kavo nuk duhet të përdoret pasi banorët kanë një ure disa kilometra më tej, por askush nuk ka marrë mundimin ta heqë, në mënyrë që këta banorë të mos rrezikojnë jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.