Një turist gjerman është çuditur gjatë një udhëtimi në Malin e Gjerë në Gjirokastër, kur pa një qen të bardhë stani, i cili u jepte udhëzime tufës së deleve pasi kjo e fundit kishte bllokuar rrugën e makinave.
Qeni i stanit me gëzof të bardhë, u shfaq i përzier me tufën e deleve që po bllokonin trafikun e makinave teksa po ecnin përgjatë një rruge.
Turisti gjerman i kishte filmuar këto pamje në Malin e Gjerë në Gjirokastër, pamje të cilat u bënë më pas virale në internet.
Turisti Matthias Goedeking janë në një turn ë vendet ballkanike, ku bashkë me shokët e tij të udhëtimit panë një tufë delesh në rrugë dhe bariun e tyre, transmeton shqiptarja.com.
Ndërsa ata ngadalësuan për të mos goditur delet, turisti gjerman nxori telefonin e tij dhe filmoi skenën e deleve të bardhë nga makina.
Mes tringëllimave të deles udhëheqëse, në video turistët dëgjohen duke thënë se ku është qeni pasi ishte bërë i padukshëm mes deleve të tjera të bardha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.