×
  • Lajme
  • Botë

    Burri vret gruan dhe të dashurin e saj, derisa ata bënin qejf në makinë

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 8:02

    Një burrë ka vrarë gruan e tij së bashku me një person tjetër, i cili mendohet të ketë qenë i dashuri i saj.


    Bashkëshorti kishte shtënë ndaj bashkëshortes dhe të dashurit të saj pasi që i kishte zënë në veturë në një qendër tregtare në Oklahoma të SHBA-ve.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën në mëngjes, rreth orës 10:00, me ç ‘rast dorasi kishte shtënë nëntë herë ndaj viktimave, shkruan Daily Mail.

    Dorasi u ndalua nga një qytetar i armatosur që rastisi të ndodhej në vendngjarje.

    Qendra tregtare ‘Ëalmart’ në Duncan të Oklahomas ka lajmëruar konsumatorët e saj se nuk do të lejoj qytetarët e armatosur të hyjnë në objeketet e saj.

    Kjo ngjarja e rëndë është vetëm disa muaj pas sulmit në ‘Walmart’ në El Paso ku ishin vrarë 22 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!