Zuzana Caputova, një aktiviste në luftën kundër korrupsionit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke u bërë gruaja e parë që udhëheq vendin në histori.
Caputova,e cila nuk ka pothujse aspak përvojë politike, fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve në garë me diplomatin e lartë Marosh Shevçoviq, një kandidat i partisë në pushtet. Ajo i definoi zgjedhjet si një betejë mes së mirës dhe së keqes, transmeton Reporteri.net.
Zgjedhjet pasuan pas vrasjes së një gazetari hulumtues vitin e kaluar. Jan Kuzhuk hetoi lidhjen midis politikës dhe krimit të organizuar kur ai dhe e fejuara e tij u vranë në shkurt të vitit 2018.
Caputova tha se vrasja e gazetarit ishte një nga arsyet pse ajo vendosi të kandidojë për zgjedhjet presidenciale.
Caputova mori pjesë në protestat pas vrasjes së gazetarit, duke e vendosur qeverinë në një pozitë të palakmueshme dhe duke shkaktuar një krizë serioze politike në vendin prej 5.4 milion banorë, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Sllovaki. Bazuar në pothuajse të gjitha votat e numëruara, ajo fitoi 58 përqind të votave, ndërkohë që kundërshtari i saj doli me 42 përqind të votave. Ajo u bë avokate e njohur pasi udhëhoqi rastin kundër një deponie të paligjshme që zgjati 14 vjet.
Çaputova 45 vjeç është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo është anëtare e Partisë Liberale Përparimtare të Sllovakisë e cila nuk ka asnjë vend në Parlament.
Në një vend ku martesat e të njëjtit seks dhe adoptimi i fëmijëve në këto komunitete nuk janë të ligjshme, qëndrimet e saj liberale promovojnë të drejtat e komunitetit LGBT. Kundërshtari i saj Shevcevic është ish-presidenti i Komisionit Evropian./Reporteri.net