×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Flet biznesmenja: Si më rrahu nipi i burrit

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 10:34

    Biznesmenja Lavdie Buzheri ka rrëfyer për mikrofonin e Ora News sesi u dhunua nga nipi i bashkëshortit të saj.


    Buzheri tha se vëllai i 35-vjeçarit, që e dhunoi, kishte hyrë në fabrikën e saj dhe i shiti një tregtari mallin e saj.

    Ajo u shpreh se pasi tregtari i mori mallin me makinë, shkoi në zyrën e saj. Aty më pas erdhi nipi i bashkëshortit, Alfons Buzheri, i cili e dhunoi.

    Biznesmenja tregoi për oranews se prodhonte rrjeta teli në fabrikë dhe se është në proces gjyqësor me dhunuesin që nga muaji gusht i këtij viti.

    “Po ngarkohej një makinë dhe i filmova. I thashë mos ngarkoni se është malli i kompanisë sime, kam një fabrikë ku prodhoj rrjeta teli. Jam administratore. Ata u futën me forcë. Jemi në proces gjyqësor me ta. Është firma, prona dhe puna ime”.

    “Ata e morën me forcë, u futën me forcë. Ka disa kohë që ka nisur ngjarja, që në gusht. Jam dhunuar dje rreth orës 10:00. Pashë makinën time në punën dhe biznesin tim. Mora telefonin dhe shkova tek puna, mora edhe një polic privat të cilit i thashë do bëj foto dhe më tha bëj. U futa brenda, bëra foto”.

    “I thashë tregtarit të shkarkonte mallin por nuk pranoi. I thashë punëtorit, vëllait të atij që më dhunoi, çfarë po bën, mos shit mallin e firmës sime, sepse nuk është malli jot. Vazhdoi punën, e shiti dhe makina u largua. Unë shkova në zyrë dhe u ula në tavolinë. Aty erdhi zotëria që më dhunoi. Është nipi i burrit”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!