Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes së koaliconit qeverisës. Edhe sot kishin një takim, pas të cilit u tha janë dakorduar për pjesën më të madhe të temave.
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se janë dakorduar me Vetëvendosjen që të heshtin derisa të arrihet një marrëveshje finale mes dy partive.
Hoti sot në Imazh të RTK’së ka thënë se për një pjesë të madhe të temave, tashmë kanë gjetë pajtueshmëri.
‘’Jemi dakordu që të rezervohemi derisa nuk ka diçka finale, një marrëveshje. Jemi dakorduar për një pjesë të madhe të temave. Në detaje nuk mund të shkojmë derisa nuk përmbyllet komplet marrëveshja’’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.