Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar ankesën e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për masë të përkohshme për Ligjin për Zyrtarë Publikë.
Kjo pasi IAP kishte parashtruar kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa neneve të këtij ligji, raporton Koha.net.
Gjykata Kushtetuese ka miratuar këtë kërkesë të IAP-së, masë e cila do të ketë jetëgjatësi deri në mars të vitit 2020.
“Gjykata vendosi njëzëri që në takimin e 19 nëntorit të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi. Të pezullojë menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë”, potencohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja, vendimin e saj e ka arsyetuar duke u mbështetur në nenin 116.2 të Kushtetutës, në nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe duke u mbështetur në rregullin 57 të Rregullores së punës.
Ligji për zyrtarët publikë ka hyrë në fuqi nga 11 shtatori i këtij viti, por i njëjti ishte konsideruar me të meta nga Inspektorati i Punës dhe Avokati i Popullit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.