Albin Kurti doli politikani më i votuar në zgjedhjet e gjashtë tetorit. Rrjedhimisht, atij i takon që të provojë i pari për ta krijuar Qeverinë.
Në momentin që do ta marrë këtë pozitë, atij do t’i duhet ta lë postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo pasi që statuti aktual i partisë që ai drejton, këtë çështje e ka të rregulluar në këtë forme.
Por, kjo duket se do të ndryshoj. Madje Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur të punoj intenzivisht që të ndryshoj këtë pikë të statutit.
Kryesia e partisë që drejton Kurti, thonë se nuk paraqet tashmë asnjë problem që kryetari i tyre të jetë edhe shef partie por edhe në krye të Qeverisë.
Një ndryshim të tillë nuk e shohin shumë të shëndetshëm për VV, njohësit e situatës politike në vend.
Madje po konsiderojnë që do të ndikonte në imazhin e VV’së. Sipas Demhasaj, kjo do t’i jepte të drejtë ndarjes së VV dhe PSD-së.
Në fund të vitit 2017 brenda Lëvizjes Vetëvendosje kishin filluar përçarjet. Pozita e kryetarit ishte ajo që kishte krijuar pakënaqësi tek grupi që u ndanë e që tashmë i përkasin PSD’së. Ata nuk pranuan edhe një kandidim të Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.