×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Qeveria e re do të angazhohet për një shtet të së drejtës

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 10:33

    Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla u pritën nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.


    VV thotë se Kurti e njoftoi ministrin mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht, pasi thotë se populli vendosi që mbaroi pritja e gjatë për një qeveri të pakorruptuar dhe punëtore.

    “Shprehëm falënderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit perëndimor. Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe për BE e NATO. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive”, thuhet në kumtesën e VV-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!